Gjykata 5 vite burg për policin që vrau 15 vjeçarin

Gjykata 5 vite burg për policin që vrau 15 vjeçarin

131
0
Shares

Është dënuar me 5 vjet burg ish-oficerin e policisë Skënder Seferaj, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.


Gjykata e Lezhës ka dënuar ish-efektivin Seferaj sipas pretencës së Prokurorisë.
Adoleshenti u vra gjatë një ndjekjeje të policisë.
Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit. Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie. Skandaj ka çarë rrethimin, ndërsa policia u detyrua të qëllonte me armë mbi makinën.
Prokuroria thotë se u gjuajtën gomat e mjetit, por plumbat kanë devijuar duke kapur pjesën e pasme të makinës, ku ndodhej ulur 15-vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY