Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga PS e Tiranës, drejtuar nga ish-ministri Saimir Tahiri, në lidhje me futjen në zgjedhje të Blushit dhe votave që do të marrë e vetme në garë partia e tij.
Me anë të një shënimi të shkurtër në “Facebook”, Blushi shkruan se Saimiri ka vendosur të bëhet zëdhënësi im, ndërsa ka shtuar se për një darkë me Ilirin e hoqën nga puna.
Për zëdhënësin tim Saimir Tahiri
Saimir Tahiri paska vendosur të bëhet zëdhënësi im. Unë nuk kam as shkumës as dërrasë të zezë por sigurisht kam laps dhe letër për të regjistruar gjithë bëmat e qeverisë që e hoqi Samirin nga puna për një darkë me Ilirin!
Ky reagimi i Ben Blushit erdhi pasi më herët kreu i degës së PS-së së Tiranës Saimir Tahiri, me një deklaratë të shpërndarë për mediat thoshte se “Partia Socialiste e Tiranës shpreh kënaqësinë që deputeti opozitar Ben Blushi vendosi të marre pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit”.





