SKANDAL/ Protestojnë të burgosurit në Berat, lahemi 4 herë në muaj

SKANDAL/ Protestojnë të burgosurit në Berat, lahemi 4 herë në muaj

72
0
Shares

Të paraburgosurit në Berat kanë protestuar për kushtet në të cilat ata jetojnë. Dush vetëm katër herë në muaj ashtu sikurse e paraqet edhe rregullorja e brendshme, nuk është e mjaftueshme për ta, ndaj të paraburgosurit kanë protestuar dje duke paralajmëruar përshkallëzim të saj. Dhjetëra të arrestuar për krime të ndryshme që presin dënimin nga Gjykata, janë organizuar duke i paraqitur drejtuesve një listë me kërkesa, ndër të cilat edhe ajo e larjes së tyre.

Ata kërkojnë kushte më të mira, ndonëse ambienti ku janë vendosur jashtë drejtorisë së policisë, është ndërtuar në parametra funksionalë të kohës rreth një vit më parë. Burime nga Drejtoria e Burgut bënë të ditur se të paraburgosurit kanë protestuar për plotësimin e disa kushteve.

“Ata kanë paraqitur në kërkesat e tyre pretendimin që të flasin me familjet e tyre më shpesh nga sa e paraqet rregullorja. Kërkojnë që nga katër herë në muaj, të flasin 12 herë.

Një tjetër kërkesë e tyre kishte të bënte me cilësinë e ushqimit. Të paraburgosurit duan menu më të pasur dhe më cilësore. Një tjetër kërkesë e tyre ishte për kushte më të mira higjienike. Por këto kushte mund të them se janë të plotësuara pasi ambientet këtu janë me kushte të mira. Një tjetër kërkesë e të paraburgosurve kishte të bënte me larjen në dush.

Kërkesat e tyre janë të shumta, ata nuk janë dakort që të lahen vetëm katër herë në muaj, por minimalish tetë herë. Pra, aktualisht të paraburgosurit lahen një herë në javë, por ata kërkojnë të bëjnë dysh së paku dy herë në javë. Kërkojnë edhe takime më të shpeshta me familjarët e tyre”, u shprehën dje burime nga drejtoria e Burgut të Beratit. Të njëjtat burime bënë të ditur se të arrestuarit që janë në pritje të dënimeve të tyre, kanë kërkuar edhe ujë nëpër dhoma.

Ata janë grumbulluar tek salla e burgut dhe kanë protestuar për rreth 30 minuta. Kanë qenë autoritetet e drejtorisë së burgut dhe personeli i gatshëm që kanë kryer negociatat me të paraburgosurit, nga ku më pas këta të fundit kanë pranuar të shpërndahen pa krijuar incidente pasi kanë marrë premtimin se disa nga kërkesat e tyre do të shqyrtohen së shpejti dhe do të marrin zgjidhje. Ata kanë parapaljëruar protesta edhe në vijim nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë.

Ndërkaq, burime nga drejtoria e burgut bënë të ditur se në ambientet ku ata ndodhen, kushtet janë shumë të mira, sipas parametrave të kohës. “Në dhoma nuk rrinë më shumë se 4 veta. Është për tu theksuar se në paraburgimin e mëparshëm që ndodhej në ambientet e Drejtorisë së Policisë, në dhomë flinin nga 8-12 veta”,- thanë specialistë të këtij institucioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY