Qeveria ka autorizuar 93 milionë lekë ose rreth 800 mijë dollarë për blerjen e autoveturave, që janë programuar të konsiderohen si shpenzime kapitale edhe për vitin që vjen.
Shërbimi Informativ Shtetëror ka planifikuar të shpenzojë 31 milionë lekë për makina dhe parkun e automjeteve. KLSH do të bëjë një blerje 4 milionë lekë për automjet, vitin që vjen, prokuroria 30 milionë lekë, gjykatat 30 milionë lekë, njësia e turizmit në Ministrinë e Ekonomisë do të shpenzojë 10 milionë lekë për automjete. ALUIZNI do të blejë një makinë 3 milionë lekë dhe Agjencia për Administrimin e mallrave të sekuestruara do të blejë një mjet 1 milionë lekë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar do të blejë një automjet me vlerë 1.8 milionë lekë./Monitor/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/