Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komploti ndaj Tom Doshit, në 15 dhjetor fillon gjyqi

13/12/2015
Komploti ndaj Tom Doshit, në 15 dhjetor fillon gjyqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Lartë cakton datën 15 dhjetor si datën kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit, të cilët akuzohen për kallëzim dhe deklarim të rremë para organeve të drejtësisë. Hetimet për “komplotin ndaj Doshit” filluan në muajin mars të këtij viti, menjëherë pas deklaratës së vetë deputetit socialist, se disa persona kishin organizuar eliminimin e tij fizik.
Prokuroria e Përgjithshme arriti në konkluzionin se dy deputetët në bashkëpunim me Bamin inskenuan një kallëzim të rremë për vrasjen e Doshit. Dhjetë muaj më pas, kjo dosje përfundon në Gjykatën e Lartë dhe të martën, më 15 dhjetor, ora 13:00, Doshi, Frroku e Durim Bami rikthehen në gjykatë, këtë herë si të pandehur me relator gjyqtarin Ardian Nuni. Ndaj tyre rëndon akuza e “kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim”, vepër penale e cila dënohet nga gjobë deri në pesë vite burg.
Për atentatin e pretenduar publikisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dëshmuan krerët më të lartë të shtetit, ndërsa sipas akuzës, gjithçka rezultoi një inskenim. Pas arrestimit, deputetët Tom Doshi e Durim Bami u hetuan në gjendje të lirë, ndërsa deputeti Mark Frroku është ende në qeli, pasi ndaj tij ka dhe një tjetër proces të hapur ku rëndon vrasja e Aleksandër Kurtit më 1999-n në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.