Grabitja e 3.8 milionë eurove, dyshohet se grabitësit bashkëpunuan me rojet e...

Grabitja e 3.8 milionë eurove, dyshohet se grabitësit bashkëpunuan me rojet e kompanisë private

46
0
Shares

Efektivët e kompanisë private, që shoqëronin 3.8 milionë eurot e grabitura disa ditë më parë në aksin Tiranë – Rinasi, dyshohet se bashkëpunuan me grabitësit.
Burimet thonë se gjatë marrjes në pyetje, veçmas nga njëri-tjetri, deklarimet e tyre janë kontradiktore dhe nuk përputhen në disa raste edhe pse kanë qenë së bashku në momentin e grabitjes. Tre prej punonjësve të arrestuar, thonë se makina me të cilën grabitësit i kanë zënë rrugën, Fuoristrada Jeep, “Grand Cheroke” ka qenë me mbishkrim policie dhe feneline. Tre te tjerët e mohojnë këtë fakt, duke përshkruar vetëm se ajo ishte makinë e zezë dhe pa feneline policie. Ndërkohë edhe në përshkrimin e veshjeve, dy nga efektivët thonë se grabitësit ishin me rroba të ngjashme me ato që veshin forcat e ndërhyrjes së shpejt të policisë dhe me maska. Këtë version e hedhin poshtë 4 të arrestuarit e tjerë, ata i kanë thënë hetuesve se grabitësit ishin të veshur me tuta sportive dhe maska në kokë.
Përveç kësaj, shoferi i blindit, ku ndodheshin paratë së bashku me personin shoqërues në makinën e tij, nuk bënë asnjë veprim për t’i ikur grabitësve. Ata kanë ndaluar makinën sapo i është zënë rruga. Edhe pse karroceria dhe xhamat e mjetit ishin të blinduara, ata nuk kanë tentuar të largohen, të kundërpërgjigjen apo të telefonojnë policinë, por kanë pritur pasivë brenda në makinë. Grabitësve i është dashur rreth 1 minutë e gjysmë kohë, që me sende të forta të hapin një vrimë në xhamin e blinduar nga ku e kanë futur tytën e automatikut Kallashnikovit, duke i kërkuar të hapnin derën. Pas këtij kërcënimi, punonjësit nga brenda mjetit kanë hapur dyert dhe grabitësit kanë marr thasët e mbushur me dollar amerikan, Australian, kanadez dhe paund britanik, që në total kapin shifrën e 3.8 milionë eurove.
Pas grabitjes, ata janë larguar për disa kilometra ku kanë djegur makinën dhe janë larguar me një mjet tjetër, që për policinë është ende i paidentifikueshëm, si mjeti ashtu edhe grabitësit e kësaj shume të madhe parash.
Prokurorët dyshojnë se nga mënyra e grabitjes, janë të njëjtët persona që grabitën paratë e një spitali privat, paratë e bankës së nivelit të dytë në afërsi të stacionit të trenit dhe disa muaj pas kësaj ngjarje, grabitjen e makinës që transportonte paratë drejt Rinasit. Në 4 rastet e grabitjes me armë të shumave të mëdha parash, policia nuk ka gjetur autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY