Bakaj shënon dy gola, i jep fitoren Tiranës në Vlorë

Bakaj shënon dy gola, i jep fitoren Tiranës në Vlorë

64
0
Shares

Tirana arriti të marrë pikët e plota në transfertën e javës së 16 të Superiores, në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke fituar me një dygolësh të realizuar nga Bakaj.
Bardheblutë e nisën mirë takimin, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 22-të. Bakaj shfrytëzoi pasimin e Fukuit dhe konkretizoi suprenmacinë e Tiranës.
Flamurtari u zgjua vetëm pas disavantazhit, duke regjistruar tentativa të një pas njëshme në kërkim të barazimit. Pas Lushtakut që nuk arriti të gjente portën , probleme me shënjestrën kishte edhe Ardit Shehaj.
Por, Flamurtari u venit shpejt pas minutave të vrullshme, me Tiranën që u rikthye e rrezikshme. Fillimisht Gilman Lika shpërdoroi një korridor të shkëlqyer të Bakajt. Përpara pushimit mes pjesëve ishte sërish Bakaj që realizoi. Sulmuesi bardheblu përfitoi nga gabimi i Zeqirajt dhe e dërgoi tipin në rrjetë, duke e çuar ndeshjen në 2-0.
Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve për shënim si nga vendasit ashtu edhe nga lojtarët e Tiranës, rezultati mbeti i pandryshuar.
Flamurtari regjistroi humbjen e pestë radhazi, ku në 7 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një pikë, duke u mund në 6 takime, ndërsa mori një barazim pa gola ndaj Partizanit.
Tirana në anën tjetër kthehet te fitorja pas katër javëve. Bardheblutë mbeten në vendin e pestë, por me 25 pikë i afrohen luftës për një vend në kupat e Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY