Kryetari i opizitës, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj kryeministrin Rama për fjalimin e mbajtur sot nga ky I fundit në Sarandë, ai tha se po krijon përçare Veri-Jug mes shqiptarëve.
Sipas tij, kryeministri Rama është i mbushur deri në fyt me mllef dhe urrejtje dhe kërkon tashmë që të përçajë Shqipërinë duke u fryrë ndasive krahinore
Gjithashtu në këtë status në “Facebook”, Basha bën thirrje për protestën e 17 dhjetorit, ditën kur në Parlament do të votohet nen për nen Buxheti 2016.
Statusi i plotë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:
I mbushur deri ne fyt me mllef, urrejtje dhe percmim per popullin e tij, njeriu qe ndertoi pa leje ne mes te Tiranes simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky qe bekoi sarajet pa leje te Kokedhimes me shoke dhe dhjetra ndertime te tjera pa leje te familjareve dhe klienteve te tij ne mes te Parkut te Tiranes, ne lulishtet e pallateve te Tiranes, ne bregdet e kudo, ky qe per vete ndertoi nje vile bunker 56 metra te gjate pa bere asnje transparence para shqiptareve, ky zhvates perserites i perbuzur nga mbare vendi e kombi, shpreson te gjeje strehe ne jug duke sulmuar veriun, por me keq per te.
Ai eshte njesoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varferon cdo shqiptar, ne Vlore, ne Sarande, ne Shkoder, Tropoje, Elbasan e Durres, Korce e Lezhe. Nje i paturp qe tregon popullin me gisht si hajdut por per vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit prej 600 milion euro, ky per te cilin raporti i punes se OSBE shkruan se ka nje pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historise sone kombetare me pasoja te renda i fryu sot nga Bregu i shqiptarise ndarjes dhe percarjes midis shqiptareve.
I tmerruar nga nje popull i tere qe e njeh si pergjegjesin dhe shkaktarin e krizes me te thelle ekonomike dhe sociale ne vend, i zgerlaqur nga mosbindja civile dhe protesta qe sa vjen e rritet, ky qe ka lene ne balte gege e toske, demokrate e socialiste, ky qe i le ata te vetevriten e te vdesin se ftohti per 3 mije leke por deputetet e tij kriminele e kusare i blaton perdite me tendera, koncesione, laguna, nafte, krom, kontrabande cigaresh dhe emerime te paligjshme, ky pra kujton se do te gjeje shpetim duke i fryre percarjes e dasise.
Ngrihuni toske e ngrihuni gege, ngrihuni shqiptare ti tregojme vendin. Vendimi per largimin e Edi Rames eshte popullor, kombetar dhe i pakthyeshem! Te enjten me 17 dhjetor para Kuvendit! Shqiperia NGRIHET e nuk prapset. Te gjithe ne shesh per te ndalur qeveri-fatkeqesine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/