Shoqata e ish-pronarëve: Nuk do të lejojmë që ligji i pronave të...

Shoqata e ish-pronarëve: Nuk do të lejojmë që ligji i pronave të zbatohet

119
0
Shares

Shoqata e ish pronarëve është e vendosur ta vazhdojë betejën për ligjin e ri të pronave në Gjykatën Kushtetuese. Në  një intervistë për Ora News kryetari i kësaj shoqate Myrshit Vorpsi paralajmëron qeverinë e ish pronarët do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të penguar impelemntimim e ligjit të ri të pronave.
“Pasi ligji të hyjë në fuqi ne do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese. Qëndrimi i shoqatës dhe i pronarëve shqiptarë është përgjithësisht i përcaktuar. Ky projektligj nuk i jep zgjidhje problemit, por përkundrazi varros problemin dhe ne nuk mund ta pranojmë një situatë të tillë”, shprehet Myrshit Vorpsi.
Në pritje të vendimit të gjykatës së Strasburgut, Vorpsi beson se ai do të jetë në anën e ish pronarëve dhe kjo sipas tij pasi qeveria ka hartuar një ligj të çalë që nuk i jep përgjigje çështjeve kryesore.
“Patjetër që qeveria shqiptare nuk ka shkuar atje me detyra të realizuara dhe kjo është një e vërtetë. Pra po ato detyra  që ka pasur nga vendimet e mëparshme të Komitetit të Ministrave, ato detyra rezultojnë të parealizuara. Sesa ishte detyrimi që shtetit shqiptar ka kundrejt pronarëve shqiptare dhe rrugët që do të merreshin për të realizuar këtë gjë akoma nuk e dimë”.
Ndërkohë Komiteti i ministrave të Këshillit të Europës ka vlerësuar se ligji i pronës ka paqartësi sa i përket skemës dhe metodologjisë që do përdoret për kompensimin e ish-pronarëve dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të plotësojë me akte nënligjore draftin e ri në mënyrë qe ai te jete eficent dhe i zbatueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY