Shkodra përkujton 25 vjetorin e demonstratës antikomuniste dhe rrëzimit të bustit të...

Shkodra përkujton 25 vjetorin e demonstratës antikomuniste dhe rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

100
0
Shares

Obelisku që përkujton demonstratën e parë antikomuniste në Shkodër

Në Shkodër u përkujtua sot 25 vjetori i demonstratës antikomuniste që çoi në rrëzimin, e bustit të diktatorit Enver Hoxha. Pjesëmarrësit u shprehen se rishfaqja, kohët e fundit, e simboleve komuniste, bie në kundërshtim me frymën popullore që, 25 vjet më pare, solli rrëzimin e regjimit komunist.
Këtë datë e ka kujtuar edhe ish-kryeparlamentarja shqiptare, deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli.
“Si sot , 25 vite më parë, më 13 dhjetor të 1990 në Shkodër u rrëzu busti i Enver Hoxhës!
Për ne ky është një jubile i rëndësishëm. Shkodra ishte përsëri qyteti i parë që u clirua nga busti i kriminelit më të madh të shqiptarëve!
Mirënjohje për Cen Kullollin, Sokol Drrasatin, Paulin Gjonpali, Bepin Zefi,  ArturMekshi, Ardian Rragami, Paolin Nosha, Sokol Ndoj, Roland Prela etj”, shkruan Jozefina Topalli në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY