Babai i 3 fëmijëve vret veten për borxhin që nuk mundi ta...

Babai i 3 fëmijëve vret veten për borxhin që nuk mundi ta shlyente

68
0
Shares

Një 49-vjeçar u gjet dje i vdekur në makinën e tij ndërkohë që policia u njoftua nga kalimtarë.

Makina ishte pranë lumit Tërkuzë, në dalje të Kamzës dhe kishte disa orë që nuk lëvizte cfarë kishte zgjuar dyshimin e banorëve afër saj.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të cilat gjetën viktimën, identiteti i të cilit u mësua nëpërmjet kartës së tij të identitetit dhe dokumenteve të makinës.

Burimet thanë se viktima është shtetasi Ismail M., 50 vjeç, baba i 3 fëmijëve, i cili në momentin kur është gjetur nga Policia, nuk kishte asnjë shenjë jete.

Sipas Mjekësinë Ligjore, ai është gjetur 48 orë pasi kishte vdekur nga vetëhelmimi me fotoksinë.

Bashkëshortja e viktimës ka deklaruar se dyshimi i saj i vetëm për vetëvrasjen e të shoqit është pamundësia që ai ka pasur për të shlyer një borxh prej 1 milion lekësh të rinj, që e kishte marrë disa personave prej shumë kohësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY