Devoll, në pranga 3 persona, u kapën me 30 kg drogë

Devoll, në pranga 3 persona, u kapën me 30 kg drogë

73
0
Shares

Policia e Devollit ka arrestuar 3 persona, në kuadër të operacionit të koduar “Tresteniku”, po ashtu janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Julian Bylyku, 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli, 43 vjeç dhe Gramoz Vila, 44 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe nga kontrolli i ushtruar, prej punonjësve të Shërbimit të Rendit, të Komisariatit të Policisë Devoll, shtetasit Julian Bylyku, i cili drejtonte një karrocë (që tërhiqej nga kafshë pune) të cilën e kishte ngarkuar me bazë ushqimore për bagëti, poshtë bazës ushqimorë, iu gjetën të fshehura 2 çanta me pako, me peshë 30 kg e 135 gram, me bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva. Më pas në qytetin e Bilishtit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, edhe i shtetasve Gramoz Vila dhe Nikos Medolli , të cilët me automjetin tip “Opel Astra”, me targa AA 272 GR, po prisnin që të merrnin sasinë e kësaj lëndë narkotike.”- bëri të ditur policia.

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 kg e 135 gram, lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, 1 automjet i markës “Opel Astra” me targa AA 272 GR në përdorim të shtetasit Gramoz Vila, C- 7 aparate telefonikë celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY