Një medikament kundër diabetit, premton të jetë ilaçi i pari që mund të bllokojë plakjen dhe të zgjasë jetën e qenieve njerëzore deri në 120 vjet. Lajmi është publikuar nga agjencia përgjegjëse për tregtimin e barnave në SHAB, e quajtur Fda, e cila është shprehur se tashmë medikamentin e testuar tek minjtë do ta provojë tek 3 mijë pacientë, , raporton “Bota.al’.
Eliksiri i jetëgjatësisë ka në bazë metforminë, një molekulë e cila në laborator ka zgjatur me 40% jetën e minjve dhe është në përdorim prej dhjetëra vitesh.
Nëse eksperimenti rezulton me sukses, njerëzimi do të shpëtojë edhe nga sëmundje si Parkinson apo Alzeimer.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/