Korçë, uji me krimba, banorët përfundojnë në spital

Korçë, uji me krimba, banorët përfundojnë në spital

330
0
Shares

Janë shtruar në spital, pasi kanë konsumuar ujë me krimba. Situata tepër alarmante është regjistruar në fshatin Shamoll të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korçës në gjendje shëndetësore të rënduar. Pacientët janë në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.

Fillimisht është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas është konstatuar se gjendja shëndetësore ishte serioze, ndaj pacientët e intoksikuar duhej të qëndronin disa ditë nën vëzhgimin dhe kujdesin e bluzave të bardha derisa gjendje e tyre të përmirësohej. Edhe pse banorët e fshatit Shamoll, 20 kilometra larg qytetit, kanë dy vite që jetojnë nën kërcënimin e ujit të ndotur dhe me orar të reduktuar, askush nuk interesohet për një zgjidhje të situatës. Banorët e lidhin shtrimin e të afërmeve të tyre në spital me ujin e ndotur. Sipas tyre, uji që rrjedh në çezmat e 450 familjeve është tërësisht i papastër, i pushtuar nga krimba me ngjyrë të kuqe dhe baktere të ndryshme, shkruan Balkanëeb.

Në këto kushte, dhjetëra familje detyrohen që të konsumojnë ujin e ndotur, duke e kulluar dhe zierë, ndërsa një pjesë tjetër udhëtojnë kilometra në ditë për të mbushur ujë në fshatin më të afërt. Të kërcënuar nga niveli i lartë i ndotjes të ujit të pijshëm, banorët shprehen se jeta e tyre është në rrezik, pasi në çdo moment janë të rrezikuar nga shpërthimi i epidemisë, sepse çdo ditë ka raste të të infektuarve nga konsumimi i ujit të ndotur. Një-45 vjeçar nga fshati Shamoll, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore është detyruar të shtrohet prej 10 ditësh në spitalin e Korçës, për shkak të konsumimit të ujit të ndotur, ai thot se: “Kemi mëse dy vjet që pimë ujë të papastër, plot me krimba dhe mbeturina, vetëm ujë që nuk mund të quhet, por pisllëk. U sëmurëm me dhembje barku dhe të vjella. Marrim ilaçe çdo ditë, poer përsëri kemi me shqetësime shëndetësore. Uji vjen me orar të reduktuar, vetëm tri orë në ditë dhe aq sa vjen, është i papastër. Ne e kullojmë me napë dhe më pas e ziejmë. S’kemi zgjidhje tjetër, e pimë ashtu siç është, të ndotur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin tonë. Për shkak të ndotjes unë kam qëndruar disa ditë në spital dhe përsëri jam i sëmurë. Kam pasur të vjella, heqje barku, të dridhura trupi dhe temperaturë. Kam shkuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe atje më kanë shtruar, pasi isha shumë rëndë. Kam qëndruar rreth 10 ditë i shtruar dhe kam marrë serume e medikamente sepse nuk më lëshonin ethet dhe të vjellat” shprehet qytetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY