Sërish sulm terrorist në Francë, agresori thikë mësueses, bërtiti “Shteti Islamik”

Sërish sulm terrorist në Francë, agresori thikë mësueses, bërtiti “Shteti Islamik”

60
0
Shares

Një sulm në një shkollë është regjistruar ditën e sotme në Francë. Sulmi ndaj një mësuese në Francë duket se ka rikthyer kërcënimin nga terrorizmi. Mediat franceze kanë konfirmuar ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes kur mësuesja u godit me një thikë dhe një gërshërë në klasën e saj në Aubervilliers (Seine-Saint-Denis).

Sipas dëshmitarëve sulmi është bërë nga një person që ka bërtitur “Shteti Islamik”, tha prokurori i Bobigny, duke konfirmuar raportet e shtypit.

Ndërkohë prej disa ditësh, korrespondenti i gazetës “Liberarion”, në Tuluzë solli shqetësimet e mësuesve pasi revista online e shtetit islam ka lëshuar kërcënime kundër tyre për shkak të Kartës së laicizmit në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Najat Vallaud-Belkacem, ka mbërritur në Aubervilliers, ku ndodhi ngjarja.

Seksioni i anti-terrorizmit në prokurorinë e Parisit nisihetimetpër tentativë vrasje në lidhje me një organizatë terroriste. Sulmuesi i cili ndodhet ende i lirë, thirri emrin eorganizatës terroriste islamike gjatë agresionit.

Mësuesja u plagos kur ishte vetëm në klasën e saj në Aubervilliers, thanë mediat franceze, teksa përgatitej të niste mësimin dhe nxënësit ende nuk kishin ardhur. Ajo është jashtë rrezikut për jetën. Franca mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor që lanë 130 të vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY