Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, 10 mijë objekte nuk do të legalizohen, zonat që përjashtohen nga ky proces

14/12/2015
Durrës, 10 mijë objekte nuk do të legalizohen, zonat që përjashtohen nga ky proces
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbi dhjetë mijë objekte në qarkun e Durrësit nuk do të përfshihen në procesin e legalizimeve. Ekspertët e ALUIZNI-t thonë se kanë evidentuar në terren mbi dhjetë mijë objekte, të cilat nuk mund të përfshihen në procesin e legalizimeve, pasi janë ngritur në zonën A dhe B arkeologjike të qytetit të Durrësit dhe Krujës.
Kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi shprehet se janë evidentuar rreth 10 mijë objekte në Durrës, Shijak e Krujë, të cilat nuk mund të përfitojnë të futen në skemën e procesit të legalizimeve.

flamur gjuzi, e vogel

Flamur Gjuzi

Në një prononcim për Ora News, Gjuzi thotë se zonat me numrin më të lartë të objekteve pa leje që nuk do të përfshihen në proces janë: zona A dhe B e qytetit të Durrësit, kodra nga Vila deri në Porto-Romano, një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Durrësit, një pjesë e zonës së ish-Kënetës dhe qindra objekte në rrethin Krujë.
“Ekspertët e ALUIZNI-t në terren kanë verifikuar të gjitha objektet e ngritura në territorin që mbulon drejtoria e ALUIZNI-t Durrës. Nga verifikimet, kemi dalë në përfundimin se janë mbi dhjetë mijë objekte të ngritura në qarkun e Durrësit, ku përfshihet Kruja, Fushë Kruja dhe Shijaku, të cilat nuk do të përfshihen në skemën e procesit të legalizimit. Zonat me numrin më të lartë të objekteve pa leje që nuk do të përfshihen në proces janë: zona A e qytetit të Durrësit, e cila konsiderohet zonë arkeologjike, kodra nga Vila deri në Porto-Romano, një pjesë e zonës së ish-Kënetës dhe në rrethin Krujë”, shprehet Flamur Gjuzi.
Kreu i ALUIZNI-t në Durrës thekson do të shikohet mundësi për zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Edhe më herët, Gjuzi kishte deklaruar se një numër i konsiderueshëm objektesh në qarkun e Durrësit nuk do të legalizoheshin, por pas verifikimeve që specialistët e ALUIZNI-t kanë kryer në terren, bëhet fjalë për një numër shumë të lartë objektesh (10 mijë).
“Nga informacionet paraprake që kishim si drejtori, bëhej fjalë për rreth 500-600 objekte të ngritura kryesisht në zonën e kodrës së Durrësit, duke u shtrirë drejt Porto-Romanos dhe disa objekte të ngritura pranë kalasë së Krujës. Por pas verifikimeve që kemi kryer kohët e fundit në terren, kemi dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një numër shumë herë më të lartë ndërtimesh, të cilat nuk do të përfshihen në proces, pra rreth dhjetë mijë”, sqaron kreu i ALUZINIT në Durrës.
Një pjesë e objekteve ndodhen në kodrat e Durrësit, ku një pjesë e objekteve janë ngritur mbi kolektor, ndërsa disa të tjera rrezikojnë shëmbjen për shkak të erozionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.