Rama 15 minuta takim me deputetët dhe dy porosi, asnjë koment për...

Rama 15 minuta takim me deputetët dhe dy porosi, asnjë koment për hetimin e Beqajt

71
0
Shares

Edi Rama ju ka kërkuar deputetëve socialistë prezencë masive në seancën e së enjtes, si edhe mbrojtje “on block” të Buxhetit 2016. Përpos dy porosive ai nuk ka bërë asnjë koment për hetimet e koncesioneve të ministrit të tij, të Shëndetësisë Ilri Beqaj.
Në mbledhjen e shkurtër të Grupit Parlamentar Socialist, që nuk zgjati më shumë se 15 minuta, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve, të mos mungojnë në seancën e se enjtes, ku do të diskutohet nen për nen buxheti i vitit 2016. Kryeministri ka kërkuar një prezencë masive në foltoren e Parlamentit, për të mbrojtur në të gjitha pikat e rendit të ditës mazhorancën.
Në dalje të mbledhjes, Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me hetimet e nisura nga Prokuroria mbi koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk pranoi të komentonte. Edhe vetë kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Beqja, nuk pranoi të fliste për këtë hetim të koncesioneve të dhëna prej tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY