Çako shpërblen 700 policë me 1 – 6 paga, por fondi mbetet...

Çako shpërblen 700 policë me 1 – 6 paga, por fondi mbetet “peng” i qeverisë

61
0
Shares

Rreth 42 njësi policore, pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, janë përfituese të shpërblimeve të ndryshme të akorduara nga kreu i Policisë Haki Çako. Rreth 700 efektivë të policisë mund të përfitojnë nga 1 deri në 6 paga shpërblim, por që ende ato nuk janë marrë.
Në njësitë përfituese të shpërblimit përfshihen komisariatet, drejtoritë vendore të Forcave Speciale, si dhe struktura të hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit.
Shpërblimet janë përfituar në operacione relativisht të vështira, si ngjarja e Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë Ibrahim Basha, apo operacioni antidrogë i koduar “Xibraka” i zhvilluar në Elbasan.
Po kështu efektivët e policisë pjesëmarrës në operacione si ato antikanabis të kryera në Dukagjin, ai i kapjes së vrasësit të turistëve çekë, apo edhe të tjera me rrezikshmëri të lartë, nuk kanë mundur të marrin shpërblimet e akorduara.
Burime nga Policia e Shtetit thanë për shqiptarja.com se fondi i veçantë i Policisë që përdoret për shpërblimet, duhet miratuar me VKM, pas propozimit të ministrit të Financave dhe atij të Brendshëm.
Një situatë e tillë duket se ka ndodhur për shkak se fondet nuk menaxhohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kreu i Policisë së Shtetit, por duhen miratuar më parë me një vendim qeverie pas propozimeve përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY