DYSHIME/Verifikohen të gjitha licencat profesionale pas vitit 2014

DYSHIME/Verifikohen të gjitha licencat profesionale pas vitit 2014

65
0
Shares

Dyshimet për korrupsion në dhënien e licencave për mësuesit, mjekët, farmacistët, infermierët ka bërë që dy ministritë e linjës të shpallin një proces verifikimi. Një urdhër i nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë do të bëjë kontrollin e të gjitha licencave që janë dhënë pas vitit 2014-t.

Sipas Ministrisë së Arsimit bëhet fjalë për një kontroll të licencave që janë dhënë deri tani nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për të gjithë urdhrat profesionistë.

Nga të dhënat e AKP-s, pritet të kalojnë në proces verifikimi më shumë se 10 mijë licenca të cilat janë marrë nga kandidatët të cilët janë testuar. Urdhëri i dy ministrive është firmosur nga Lindita Nikolla dhe Ilir Beqaj në datën 7 dhjetor dhe filloi zbatimin nga data 14 dhjetor, ditën kur kanë përfunduar provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, shkruan shqiptarja.com.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY