Selami dhe Blushi tallen me pagat e ambasadorëve: Koncension

Selami dhe Blushi tallen me pagat e ambasadorëve: Koncension

61
0
Shares

Deputetët e komisionit të jashtëm parlamentar u përfshinë dje në një debat lidhur me pagat që marrin ambasadorët tanë në disa vende të Perëndimit, paga që nuk sigurojnë nivelin normal të jetesës.

Shqetësimin fillimisht e ngriti deputeti i opozitës, Eduard Selami. Por, në përgjigje, deputeti socialist Ben Blushi tha se edhe Ministria e Jashtme duhet dhënë me koncesion.

Debati:

Eduard Selami: Pagat e ambasadorëve shqiptarë në Perëndim janë jashtëzakonisht të ulëta. Në disa vende janë më të ulëta sesa niveli i jetesës. Marrim rastin e një ambasadori që është në SHBA, apo në Bruksel, apo Gjermani, vende me mirëqenie të lartë, kur të ardhurat e tij janë në minimumin jetik të atyre, s’mund të bëjë dot punë.

Duhet bërë diçka që t’u krijohen kushtet që këta njerëz, edhe nga pikëpamja e dinjitetit njerëzor, të jenë jo vetëm të barabartë, por përafërsisht. Merr më pak një ambasador i një vendi të rëndësishëm, dhe merr më shumë shoferi i vendeve të rajonit.

Qirjako Qirko: Shteti gjithmonë ka mbuluar financiarisht qiranë, ngrohjen e gjithçka me radhë. Nuk është vetëm ajo që merr si pagë diplomat!, por ka edhe ca elemente të tjera, të cilat unë ju garantoj se nëse do të përfshiheshin në pagën, është një pagë e krahasueshme me të paktën vendet e rajonit.

Eduard Selami: Unë kam parë ndërtesën e Ambasadës në Uashington dhe ishte si një godinë e braktisur.

Arta Dade: Ju në fakt nuk keni shkuar tani rishtas, sepse unë isha në SHBA dhe është bërë një punë që duhet vlerësuar MPJ, e cila zgjidhi problemet me një tender që nuk u bë kurrë.

Eduard Selami: Kur kam qenë unë, s’ka qenë ashtu… Unë e kisha në parim, zonja kryetare.

Arta Dade: Në parim besoj se ka ardhur duke u rritur paga, të gjithë do të donim që të kishim paga më të larta. Jam shumë dakord me ju, që ka raste që shoferi i ndonjë ambasade merr më shumë se ambasadori ynë. Por kjo çështje ka qenë në fokusin tonë. Ne kemi kërkuar që ambasadorët të çlirohen nga 20% e tatimit të pagës.

Eduard Selami: Unë nuk dua të bëj politikë me këtë çështje, unë e shoh si një shqetësim të përbashkët. Nëse ju më thoni se me ardhjen tuaj ky problem është zgjidhur, unë nuk them që nuk është kështu.

Arta Dade: Është zgjidhur dhe është shumë mirë. Puna e ambasadës…

Eduard Selami: Mbase ne akoma kemi atë konceptin e vjetër të shtrirjes së Shqipërisë thuajse në të gjithë globin, kur ne si vend i varfër nuk e mbulojnë dot. Se ç’punë ka Shqipëria të ketë një ambasador që e paguan më pak se një pastruese të atij vendit atje, që mund të jetë harruar, unë këtë s’e kuptoj?!

Ben Blushi: Do e japin edhe diplomacinë me koncesion…

Kastriot Islami: Me koncesion e kanë dhënë… Dita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY