Ambasadori Lu bashkëbisedim në FB me qytetarët, fokusi lufta ndaj korrupsionit

Ambasadori Lu bashkëbisedim në FB me qytetarët, fokusi lufta ndaj korrupsionit

62
0
Shares

Sot në orën 15:30 qytetarëve Shqiptarë do tu jepet mundësia të komunikojnë me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu. Ky komunikim do të zhvillohet virtualisht nëpërmjet faqes në facebook. Bashkëbisedimi do të përqendrohet kryesisht të reforma në drejtësi dhe në përpjekje anti-kurrupsion

“9 dhjetori ishte Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Bashkohuni me Ambasadorin Donald Lu të martën, 15 dhjetor, në orën 15:30, për të biseduar mbi përpjekjet e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe për të mësuar se çfarë mund të bëni ju këtu në Shqipëri. Postoni pyetjet tuaja në hapësirën e komenteve mëposhtë dhe Ambasadori do përpiqet që t’u përgjigjet sa më shumë prej tyre gjatë bashkëbisedimit.”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

1450183948lulu

Ditën e djeshme, ambasadori i SHBA-ve, i ftuar në Konferencën e Gjyqtarëve pohoi se shumë prej gjyqtarëve janë të korruptuar. Ai tha se: “Nëse mbani në duar ora më të shtrenjta se makina ime, atëherë jeni të korruptuar”. Nga ana tjetër, ai mbështeti dhe punën e atyre gjyqtarëve të ndershëm, ndërsa iu drejtuar duke thënë se: “Kini durim e prisni, ndryshimi po vjen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY