FOTO/ Itali, shqiptari kapet me 44 kg kokainë në makinë dhe 150...

FOTO/ Itali, shqiptari kapet me 44 kg kokainë në makinë dhe 150 mijë euro në shtëpi

77
0
Shares

Një shqiptar rreth 45 vjeç, është arrestuar në kryeqytetin italian, Romë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë, në të cilën kishte edhe 44 kilogramë kokainë.
Në momentin që shqiptari ka parë policinë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga agjentët. Drogën ai e kishte ndarë në pjesë dhe e kishte fshehur në vende të ndryshme të makinës së tij rregulluara posaçërisht për trafik.
Emri i të arrestuarit nuk është bërë i ditur, por policia italiane sqaron se ai është një grosist i trafikut të kokainës për Italinë qendrore. Emri nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai është 45 vjeç.
Pas arrestimit është bërë edhe një kontroll në banesën e shqiptarit, ku ju gjetën edhe 150 mijë euro dhe dy pistoleta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY