Ndalohet nga Garda. Gruaja me kancer që tenton të takojë Ramën, se...

Ndalohet nga Garda. Gruaja me kancer që tenton të takojë Ramën, se nuk ka ilaçe

48
0
Shares

Spitali Shkodres

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhen sot në Shkodër ku kanë inauguruar vënien në eficencë të Pediatrisë. Aktiviteti është zhvilluar pa praninë e medias, ndërkohë që raportohet se një qytetare e sëmurë me kancer ka tentuar të hyjë në spital por nuk është lejuar nga Garda.

Qytetarja ka denoncuar mungesën e barnave në spital, ndërsa thotë se ka dashur të takojë kryeministrin për t’i shprehur ankesat e saj.

“Doja t’i thosha Ramës të merren masa për ilaçe. Detyrohem t’i blej ilaçet jashtë, 300€ një ilaç”, ka thënë gruaja e cila trajtohet për kancer në Spitalin e Shkodrës, informon balkanweb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY