Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Drejtorja e MASH humbet gjyqin me dy deputetët e PD, për falsifikimin e diplomës së shkollës

15/12/2015
Drejtorja e MASH humbet gjyqin me dy deputetët e PD, për falsifikimin e diplomës së shkollës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ejona Isufaj, Drejtorja e Drejtorisë së Inspektimit të Ligjshmërisë pranë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, ka humbur gjyqin me dy deputetë e PD-së Genc Pollo dhe Luciano Boci. Nën akuzën për “Shpifje” të kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 të Kodit Penal, Isufi kishte dërguar në Gjykatën e Lartë për gjykim, dy deputetët.
Në kërkesën e saj, drejtorja Ejon Isufi ka pretenduar se të akuzuarit Genc Pollo dhe Luciano Boci, duke bërë deklarimeve shpifëse dhe fyese ndaj saj, thënie të gënjeshtërta, kanë cenuar rëndë nderin, imazhin dhe integritetin moral dhe profesional, e në këto kushte kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.
Ndër të tjera e dëmtuara akuzuese ka parashtruar se në datën 9 Gusht 2014, shtetasi Edmond Vlashaj në faqen personale të tij Facebook ka bërë një sërë deklarimesh publike të pavërteta e krejtësisht të gënjeshtërta, të drejtuara direkt për të cenuar rëndë reputacionin e saj, të krijuar me anë të një pune të gjatë ndër vite. Sipas të dëmtuarës, shtetasi Edmond Vlashaj ka deklaruar personalisht në publik se ka përdorur një diplomë false të studimeve të doktoraturës. Të njëjtin deklarim kanë bërë shtetasit Aldorin Braho (administrator i shkollës së lartë “Vitrina”) dhe Pirro Cipo (rektor i shkollës së lartë “Vitrina”) në deklaratën e publikuar në datën 9 Gusht 2014 dhe i është dërguar disa misioneve diplomatike të huaja si dhe mas medias.
E dëmtuara akuzuese Ejona Isufaj, pretendon se këto thënie të gënjeshtërta dhe fakte të pavërteta që janë deklaruar nga shtetasit e mësipërm janë huazuar dhe përdorur publikisht në mjetet e masmedias edhe nga shtetasit Genc Pollo dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë deklaruar të njëjtat fakte të pavërteta në deklaratat respektive për shtyp të datave 10 Gusht 2014 dhe 12 Gusht 2014.
Por, në seancën e datës 12 dhjetor, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerësoi se bazuar në nenin 59/3 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se, “Nëse i dëmtuari akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit”, si dhe duke e konsideruar kërkesën e mbrojtësit të të dëmtuarës akuzuese, av. A. Bengasi pa shkak të arsyeshëm, çështja në ngarkim të të akuzuarve Genc Pollo dhe Luçiano Boçi, të akuzuar për veprën penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 të Kodit Penal, duhet të pushohet për shkak të mosparaqitjes të të dëmtuarit akuzues, shtetases Ejona Isufaj, apo përfaqësuesit të saj me prokurë të posaçme Av. A. Bengasi. Mbështetur për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se e ka të pamundurën vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit të kësaj çështjeje, për të shqyrtuar në themel pretendimet e kërkueses Ejona Isufaj”.

 


V E N D I M I

PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59/3 të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I
Pushimin e gjykimit të çështjes penale me të dëmtuar akuzues Ejona Isufaj kundër të akuzuarve Genc Pollo dhe Luçiano Boçi, me objekt “Shpifje e kryer botërisht”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

 Tiranë, më 12. 10. 2015

    A N Ë T A R       A N Ë T A R     K R Y E S U E S

Evelina QIRJAKO     Mirela FANA    Shkëlzen SELIMI    

 
     A N Ë T A R         A N Ë T A R
   
    Andi ÇELIKU           Medi BICI
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.