Tiranë, arrestohet i dënuari me dy vjet burg për korrupsion

Tiranë, arrestohet i dënuari me dy vjet burg për korrupsion

53
0
Shares

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, pas punës operative u bë e mundur kapja e personit të shpallur në  kërkim, Nik (Besnik) Vojaçek (Braka), 50 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, mësohet se ky person ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Durrësit më datë 24. 03. 2015 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale të “Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY