Ministri Bushati përzgjedh këshilltaren e tij për ambasadore në OSBE, opozita kundër

Ministri Bushati përzgjedh këshilltaren e tij për ambasadore në OSBE, opozita kundër

51
0
Shares

Opozita në Komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme kundërshtoi kandidaturën e Ravesa Lleshit si ambasadore e Shqipërisë në OSBE, me arsyetimin se nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës. Demokrati Aldo Bumçi akuzoi ministrin e Jashtëm Bushati se po zëvendëson me kandidatura politike të gjithë diplomatët e karrierës.
Pasi ktheu në Shqipëri ambasadorin Spiro Koçi, ministri i Jashtëm Bushati kërkon të dërgojë si ambasadore të Shqipërisë pranë OSBE-së, Ravesa Lleshin, e cila prej rreth 2 vjetësh është këshilltarja e tij. Por kandidatura e saj u cilësua e papërshtatshme nga opozita, pasi nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës.
Aldo Bumçi akuzoi pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, se po sulmon vazhdimisht diplomatët e karrierës duke i zëvendësuar ata me kandidatura politike.
Ministria e Jashtme i paraqiti Komisionit edhe kandidaturën e diplomatit Ermal Muça si ambasador i Shqipërisë në Kanada, pa hasur në kundërshtime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY