Një dritare s’mund ta ndërtosh, por një pallat pa leje pranë Amfiteatrit...

Një dritare s’mund ta ndërtosh, por një pallat pa leje pranë Amfiteatrit mund ta ngresh në Durrës

76
0
Shares

Ndërtimi i një objekti disakatësh në zonën e amfiteatrit në Durrës, ka provokuar reagimin e arkeologëve në këtë qytet. Ata thonë se po dëmtohet struktura arkeologjike dhe duhet të ndërhyhet menjëherë për pezullimin e tij.
Një ndërtim i cili po ngrihet përgjatë rrugicës së amfiteatrit, duke prekur zonën arkeologjike ka sjellë reagimin e arkeologëve në Durrës.
Lida Miraj, ka denoncuar ndërtimin e një objekti disakatësh, që sipas saj po ngrihet mbi strukturën e amfiteatrit antik, duke dëmtuar zonën e konsideruar si me rëndësi të vecantë arkeologjike.
Sipas saj, “policia ndërtimore nuk të lejon të ndërtosh një dritare në shtëpinë tënde, ndërsa këtë pallat nuk e ndalojnë”.
Pas interesimit pranë organeve kompetente, Miraj  thotë se “ndodhemi përballë dy fakteve, nga njëra anë po ndërtohet pa leje dhe nga ana tjetër po dëmtohet struktura e amfiteatrit”.
Në këto kushte ku zona A, e konsideruar si zonë e mbrojtur nga ndërtimet për shkak të pasurisë së shumtë nëntokësore, arkeologët kërkojnë pezullimin e ndërtimit dhe marrjen e masave për të mos cenuar trashëgimin kulturore. 
Në vitin 2013 amfiteatri i Durrësit u fut në listën e 7 monumenteve më me rrezik në Europë nga shoqata “Europa Nostra”.
Por, kjo nuk ka mjaftuar për të frenuar ndërtimet që ngrihen mbi strukturën e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY