Diplomatët parashikojnë protestë të madhe më 17 dhjetor

Diplomatët parashikojnë protestë të madhe më 17 dhjetor

57
0
Shares

Burime të besueshme per televizionin i thanë sot tv top channel se një ditë më parë ka pasur një takim mes ambasadorëve amerikan, francez, anglez, gjerman, i BE-së dhe OSBE-së.

Sipas interpretimit të këtij televizioni në fokus të takimit ishte shqetësimi i përbashkët në lidhje me protestën e paralajmëruar të enjten nga opozita.

Por gjatë takimit ambasadorët ranë dakort të inkurajonë policinë dhe forcat e sigurisë për të ndërmarrë vetëpërmbajtje maksimale gjatë protestës së ardhshme.

Ata janë shprehur se, partitë politikë dhe figurat e tyre udhëheqëse që organizojnë protesta në të cilat ka dhunë, duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe të përballen me pasojat.

Pavarësisht se nuk ka psur burim tjetër të konfirmojë takimin ose përmbajtjen e tij bie në sy bindja se protesta do të jetë masive dhe se turma në të tilla raste është vështirë të menaxhohet në të gjithë elementët e protestës.

Ndërkaq sot ambasada franceze në Tiranë paralajmëroi shtetasit franceze që të shmangin rrugën pranë parlamentit shqiptar për shkak të protestës së Partisë Demokratikë të lajmëruar më 17 dhjetor në orë 10:00.

Njoftimi i ambasadës thotë: “Partia Demokratike do te organizoje këtë të enjte, me 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë në frontin e parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016. Si rezultat i kësaj, ambasada franceze rekomandon shtetasit franceze të mos qarkullojne në këtë aks kryeqytetit”.

Kjo është hera e parë që ambasada franceze bën një paralajmërim të tillë ndërkohë që ende ambasada të tjera në Tiranë nuk kanë lajmëruar rreth mundësive të tensione në protesta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY