Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ylli Manjani: Një gjyqtar kushton sa një i burgosur, rroga e tyre duhet të jetë 2 mijë euro

15/12/2015
Ylli Manjani: Një gjyqtar kushton sa një i burgosur, rroga e tyre duhet të jetë 2 mijë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”, ministri i ri i Drejtësisë, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur. Duke folur për trajtimin financiar të gjyqtarëve, Ylli Manjani ai u shpreh se, “një gjyqtar kushton sa një i burgosur. Për një të burgosur, shteti shpenzon 800 euro në muaj”.
Sipas ministri të Drejtësisë, “rroga e tyre duhet të jetë 2 mijë euro. Aty ku paga është më e ulët, është korrupsioni më i lartë”, ishte argumenti i ministrit për rritjen e pagave për gjyqësorin.
Për sa i përket luftës së korrupsionit në gjyqësor, Manjani u shpreh si partizan i një ligji me një nen të vetëm, sipas të cilit “çdo personi të cilit i gjendet qoftë edhe një lek i pajustifikuar, gjatë deklarimit të pasurisë së tij, nuk ka të drejtë të jetë gjyqtar”.
Në deklarimet e tij të më pasme ministri Manjani , kishte edhe pika takimi e dakordësie me Presidentin Bujar Nishani.
“Gjykata e Lartë duhet të jetë gjykatë precedenti, unifikuese, që të nxjerr vendime, të detyrueshme për zbatim nga të gjitha gjykatat e niveleve më të ulëta, në Tiranë, Vlorë, a Gjirokastër”, u shpreh Manjani.
Ndërkohë, një propozim të tillë e ka bërë më herët edhe Presidenti Bujar nishani. Jo më larg se një intervistë e sotme e tij për TVSH, Nishani deklaronte se, “I kam kërkuar me ngulm kësaj gjykate (Gjykatës së Lartë) që një ndër praktikat duhet të jetë unifikimi në vijimësi të çështjeve gjyqësore. Fjala vjen nëse brenda një viti Gjykata e Lartë unifikon 20 raste të çështjeve të pronave, nuk ka gjykatë në vend që mund ta zgjidhë ndryshe, se në momentin që e zgjidh ndryshe, ai gjyqtar është automatikisht i larguar nga puna, nuk e shpëton dot më askush. Nëse ndodh unifikimi i çështjeve gjyqësore mund të zgjidhen shumë raste”, shprehej Nishani për TVSH-në.
Ndërkohë, ministri Manjani doli në krah të Presidenti Nishani edhe për anashkalimin e institucionit të Kreut të Shtetit nga reforma për drejtësinë.
“Nuk është gjë e mirë mospërfshirja e Presidentit në reformën e drejtësisë”, u shpreh Manjani
Duke folur për sistemin e drejtësisë dhe gjykatësit e korruptuar, ministri i Drejtësisë Manjani u shpreh se në radhë të parë duhet ndërruar sistemi.
“Njerëzit janë të fundit në llogari”, u shpreh Manjani.
“Kodi Penal është i pakapshëm, kemi ndërhyrje në çdo pikë të ligjit, pa sens, pa lidhje. Ligjet janë me gropa, ambiguide, në dorën e gjykatësit. Duhet një terapi antikorrupsion”, deklaroi më tej ministri i Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Fajin e ka Tsipras?

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.