LISTA/Profetja e verbër bullgare, cfarë parashikoi tjetër vec ISIS

LISTA/Profetja e verbër bullgare, cfarë parashikoi tjetër vec ISIS

84
0
Shares

 
Xhamia e Romes

gjyshja bullgareQysh në vitin 1996 një profete e verbër nga Bullgaria parashikoi se paramilitarët terroristë islamikë në vitin 2016 do ta rrëzojnë përtokë Evropën. Gjyshe Vanga kishte folur për një “luftë të madhe myslimane”.

Gjyshe Vanga ishte një parashikuese e famshme bullgare, e cila adhurohej në të kaluarën e afërt si një shenjtore e gjallë.

Në prill të vitit 1941, gjoja nga një kalorës plot shkëlqim iu kishin shpallur profecitë e para se së shpejti do të ndodhnin gjëra të trishtueshme. Në fakt, fushata kundër Jugosllavisë nga Vermahtit gjerman nis më 6 prill.

Aftësitë e saja për të parashikuar morën dheun sa tek ajo shkonin për t’u këshilluar ushtarë dhe fermerë lokalë. Madje, edhe mbreti bullgar Boris i Tretë në vitin 1943 kishte kërkuar shërbimet e saja.

Më vonë ishte edhe në shërbimin e shteti dhe kërkonte njerëzit e zhdukur për familjet dhe thuhet se në 80 për qind të rasteve ishte e suksesshme.

Parashikuesja kishte edhe vizione tjera, që tani konfirmohen:

Regjionet e ftohta do të ngroheshin dhe vullkanet do të shpërthenin. Ajo kishte paralajmëruar gjithashtu një dallgë të madhe, që do ta vërshojë një rajon të madh bregdetar me shumë njerëz dhe do të kapërdinte qytete.

Kështu ajo paska sjellë profeci në vitet e 50-ta për ndryshimet klimatike dhe cunamin e vitit 2004.

Në vitin 1989 ajo paska paralajmëruar amerikanët se do të sulmohen nga dy zogj të hekurt. Disa besojnë se këtu aludohet në 11 shtatorin.

Thuhet se gjyshe Vanga paska parashikuar edhe se presidenti i 44-të amerikan do të jetë një afro-amerikan dhe parathënë se ai do të jetë presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara.

Disa besojnë tani se Vanga kishte parashikuar ngritjen e IS-it. Thuhet sepse ajo paska paralajmëruar Evropën se do të pushtohet nga ekstremistët myslimanë dhe në vitin 2016 Evropa do të pushojë së ekzistuari. Ajo paska paraparë edhe një luftë të madhe myslimane, e cila do të fillonte në vitin 2010 me Pranverën Arabe, do të zhvillohej në Siri dhe do të përfundonte në vitin 2043 me një Kalifat, me seli në Romë.

2016: Evropa gati e zbrazur nga njerëzit

2018: Fuqia e re botërore është Kina

2023: Një ndryshim i vogël në orbitën e Tokës

2025: Evropa akoma është rrallë e banuar

2028: Zhvillim i një burimi të ri të energjisë. Ngadalë kapërcehet epoka e urisë. Një anije kozmike niset drejt Venerës.

2033: Shkrihen akujt në pole

2043: Lulëzon ekonomia botërore. Myslimanët pushtojnë Evropën

2046: Mund të krijohen të gjitha organet. Ngadalë ndërrimi i organeve do të bëhet metoda më e mirë e shërimit.

2066: Gjatë sulmit në faltoren myslimane SHBA-të përdorin një armë të re, që bazohet në klimë dhe shkakton një rënie të madhe të temperaturës.

2076: Shoqëri pa klasa (komunizmi)

2100: Një diel artificial ndriçon pjesët e errëta të tokës.

2111: Njerëzit bëhen Cyborg (gjysmërobot).

2125: Kapen sinjale të jashtëtokësorëve.

2130: Do të ndërtohen qytetet nën ujë, nga frika/prevencion nga jashtëtokësorët.

2154: Kafshët bëhet gjysmënjerëz.

2167: Shpallet një religjion i ri.

2170: Thatësirë e madhe.

2183: Kolonia e Marsit bëhet fuqi nukleare dhe pretendon pavarësi nga Toka.

2195: Kolonia detare furnizohet plotësisht me ujë dhe ushqime.

2196: Raca e re: përzierje e plotë në mes aziatikëve dhe evropianëve.

2201: Reaksionet termonukleare në Diell ngadalësohen, bie temperatura.

2221: Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzit do të befasohen nga diçka e tmerrshme.

2256: Anijet kozmike sjellin sëmundje të re në Tokë.

2262: Orbitat e planetëve çrregullohen dhe ndryshohen shumë.

2271: Konstantet fizike do të llogariten edhe një herë, sepse ato kanë ndryshuar.

2279: Energjia do të përfitohet nga materia e errët.

2288: Udhëtime kohore, kontakte të reja me jashtëtokësorët.

2291: Dielli ftohet dhe zhbëhet. Përpjekje për ta rindezur.

2296: Eksplodim i masës në diell. Ndryshon gravitacioni. Bazat hapësinore dhe satelitët bien.

2299: Në Francë kryengritje e partizanëve kundër islamit.

2302: Janë zbuluar ligje të reja të rëndësishme dhe mistere mbi universin.

2341: Diçka e tmerrshme nga gjithësia i afrohet tokës.

2354: Aksident në njërin nga diejt, që ka krijuar njeriu, thatësirë.

2378: Racë e re që rritet shpejt.

2480: Përplasje e dy diejve artificialë. Toka është në errësirë.

3005: Luftë në Mars.

3010: Goditje komete në Hënë. Rreth tokës krijohet një rrip me pluhur dhe gurë.

3797: Në këtë kohë çdo gjë e gjallë në Tokë do të vdesë, por njerëzit marrin me vete çdo gjë të nevojshme për të nisur rindërtimin në një sistem tjetër diellor.

Përgaditi Lis Bukuroca-revista gjermane “Focus”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY