‘Gjalp’, ‘qumësht’, ‘kafe’, ‘koktej’ dhe ‘birrë’ ishin kodet që përdoreshin nga një bandë e trafikut të drogës dhe prostitucioni, mes të cilëve kishte dhe shqiptarë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 800 doza kokaine, hashashi dhe marijuanë si dhe 1400 euro. Policia gjeti gjithashtu një lloj tezgë kanabisi, që përdorej për transportin e saj, e cila ishte vendosur në murin e një parku në provincën e Torinos. Ndërkohë, grupi kriminal tregtonte drogën në mes të ditës, ndërsa si klientë nuk mungonin as nxënësit e shkollave.
Një nga të arrestuarit gjithashtu shpërbente dhe si ‘shërbim taksi’ për pesëmbëdhjetë prostituta shqiptare dhe rumune, ndërsa u ofronte atyre shtëpinë e tij për prostituimin.
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/