Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mat, dërgohet në gjykatë kreu i OSHEE për 500 mijë lekë korrupsion

16/12/2015
Mat, dërgohet në gjykatë kreu i OSHEE për 500 mijë lekë korrupsion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv”, sepse, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D. K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekë (të reja), për të mos bërë kallëzim ndaj tij.

Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri Driçi ka ndodhur në datwn 15. 09. 2015, kur disa punonjës të OSHEE kanë shkuar në vend-ushtrimin e aktivitetit privat të shtetasit D. K., me qëllim kryerjen e një kontrolli “rutinor”. Gjatë kontrollit, njëri prej punonjësve të OSHEE i ka këputur me pinca vulat e sahatit të energjisë elektrike në prani të të dëmtuarit dhe të tjerët e kanë kanosur, duke i thënë se do të njoftojnë policinë për ta arrestuar për “vjedhje energjie”. Megjithatë, sipas punonjësve të OSHEE, kjo situatë mund të zgjidhet nëse ai “bisedon” me përgjegjësin e tyre, shtetasin Idriz Driçi.
Shtetasi D. K. është takuar me përgjegjësin Driçi, i cili i ka kërkuar 50.000 lekë të reja që ai të mos vijonte procedurat e tjera penalizuese, pavarësisht faktit se dëmtimin e sahatit të energjisë elektrike e kishin kryer me dashje vartësit e tij të OSHEE. I dëmtuari D.K. ka deklaruar se nuk kishte mundësi për të bërë pagesën në atë moment dhe kanë lënë takim një ditë më pas për të dorëzuar shumën e kërkuar të parave.

Kallëzimi
Pas kësaj bisede, shtetasi D. K. ka bërë kallëzim penal në drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër. Pasi është referuar ky rast në Prokurorinë e Matit, nga ana e prokurorit është lejuar veprimi i mbikëqyrur i dhënies së parave.
Ky veprim është kryer në datë 16.09.2015, ora 09.40’ dhe gjatë këtij veprimi është fiksuar fakti se shtetasi D. K. i ka dhënë të pandehurit Idriz Driçi shumën prej 50.000 lekësh, të cilat janë marrë nga ana e tij. Pas marrjes së kësaj shume, i pandehuri Idriz Driçi është futur në automjetin e punës dhe më pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër. Gjatë kontrollit personal të tij, i është gjetur shuma prej 50.000 lekësh që i ishte dhënë nga ana e shtetasit D. K.
Në këto rrethana, nga ana e policisë gjyqësore është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Idriz Driçi, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Në seancë gjyqësore, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i pandehuri Idriz Driçi ka pranuar faktin se është autor i kryerjes së veprës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026
Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

30/03/2026
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministria nuk publikon pikët

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministria nuk publikon pikët

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026
Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.