Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetim skemës së abuzimit për sinjalistikën rrugore, fituesit bënë marrëveshje dhe ndanë tregun

16/12/2015
Hetim skemës së abuzimit për sinjalistikën rrugore, fituesit bënë marrëveshje dhe ndanë tregun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Konkurrencës pranë Autoritetit të Konkurrencës ka nisur procedurat e hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale / horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi”, Loti 1 dhe Loti 2.
Sipas një njoftimi zyrtar të Komisionit të Konkurrencës, mësohet se nisur nga një artikull në media ku trajtohet një shqetësim mbi mungesën potenciale të konkurrencës në tregun e shërbimit të sinjalistikës rrugore, Autoriteti i Konkurrencës me shkresën nr 378 prot., datë 14. 09. 2015, kërkoi informacion nga “Autoriteti Rrugor Shqiptar”, lidhur me procedurat e prokurimit të realizuara në datat 07. 09. 2015 dhe 09. 09. 2015 me objekt: “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi, Loti 1 dhe Loti 2”.
akk1Nga shqyrtimi i dokumentacionit lidhur me këta dy lote, rezulton se firmat fituese në të dy lotët kanë qenë shumë pranë fondit limit (96 dhe 97 %) si dhe ka një mungesë të pjesëmarrjes së operatorëve aktivë në tregun përkatës në procedurat e prokurimit në të dyja lotët.
Si përfundim, nga shqyrtimi i procedurave të prokurimit të dy loteve të procedurës së prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale / horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi”, vërehet se ndërmarrjet të cilat kanë fituar këto procedura prokurimi me vlera ofertuese shumë afër fondit limit, nuk kanë konkurruar në të dyja lotët dhe mund të kenë përdorur skemën e rotacionit në ofertave duke ndarë tregun (duke përfituar pjesë përafërsisht të barabarta të fondit limit).
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të nenit 4, nenit 24, shkronja d, si dhe nenit 42, pika 1, të Ligjit Nr. 9121, datë 28. 07. 2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, me propozim të Sekretariatit, vendosi, “Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi, Loti 1 dhe Loti 2, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës”.

V E N D I M



akk2PËR KËTO ARSYE

Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të nenit 4, nenit 24, shkronja d, si dhe nenit 42, pika 1, të Ligjit Nr. 9121, datë 28. 07. 2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, me propozim të Sekretariatit,


V E N D O S I:
I. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi” Loti 1 dhe Loti 2, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës”.
II. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për ndjekjen e procedurave hetimore të parashikuara në Ligj dhe në aktet nënligjore përkatëse, si dhe përgatitjen e raportit të hetimit paraprak jo më vonë se 30 ditë nga marrja e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KOMISIONI I KONKURRENCËS
  Eduard YPI    Koço BROKA     Iva ZAJMI     Servete GRUDA
(__________) (___________) (___________) (___________)
     Anëtar             Anëtar               Anëtar          Zv/Kryetar
Lindita MILO (LATI)
________________
      K R Y E T A R

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026
Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

30/03/2026
Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministria nuk publikon pikët

Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministria nuk publikon pikët

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026
Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

Babai i Ervis Martinajt në SPAK dhe GJKKO, kërkon zbardhjen e fatit të të birit

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.