Auditi, arkëtimi në dogana shumë i ulët, borxhi në nivele jashtëzakonisht të...

Auditi, arkëtimi në dogana shumë i ulët, borxhi në nivele jashtëzakonisht të larta

89
0
Shares

Një publikim i fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nxjerr në pah probleme të thella në funksionimin e këtij institucioni në 6 mujorin e parë të këtij viti. Konkluzionet vijnë të përmbledhura pas një auditi të këtij institucioni ku nënvizohet se niveli i arkëtimeve është i ulët dhe se borxhi doganor është jashtëzakonisht i lartë. Probleme të mëdha janë evidentuar në praktikat doganore. Këto të dhëna shqetësuese vërtetojnë faktin se doganat në 10 mujorin e parë peshën kryesore në mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.
Auditi i realizuar në dogana për 6 mujorin e parë të këtij viti ka konstatuar një sërë parregullsish të cilat kanë ndikuar në perfomancën e këtij institucioni. Sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të Doganës shqiptare  theksohet se niveli i arkëtimit të ardhurave është i dobët dhe se borxhi doganor është në shifra jashtëzakonisht të larta.
tab

Rekomandime për dëmshpërblimin

Nga analiza sipas strukturës së të ardhurave rezulton me mosrealizim zëri “akciza” dhe renta minerare. Raporti vlerëson se ka mangësi si në drejtim të organizimit të punës, të mbikëqyrjes së subjekteve ashtu edhe në administrimin e dokumentacionit. Ndër të tjera raporti i auditit ka konstatuar një sërë rastesh, kur në praktikat doganore dokumentacioni bashkëngjitur nuk e justifikon përdorimin në vlerësimin doganor të metodës së transaksionit dhe nga ana e doganës nuk janë aplikuar vlerat e të dhënave të disponueshme ose janë aplikuar vlera më të ulëta se këto të dhëna.
Po ashtu theksohet se janë gjetur raste ku ka pasur llogaritje gabim të koeficienteve të rregullimit si dhe  mosplotësim të  praktikave doganore me librezat e mjeteve. Në përfundim auditi rekomandon  respektimin e kuadrit ligjor e nënligjor, rregullave dhe kontrolleve të vendosura mbi funksionimin e sistemeve kryesore: të vlerësimit doganor, klasifikimit tarifor dhe origjinës së mallrave, të funksionimit të regjimeve doganore, dhe  të kontrollit të brendshëm.
Ky auditi nxjerr dhe një herë në pah debatin e madh se performancë e dobët e administratës doganore ka sjelle dhe gropën me të madhe në buxhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY