VENDIMI/Shpërblimi i qeverisë, lloji i policit që përfiton 2 paga shtesë

VENDIMI/Shpërblimi i qeverisë, lloji i policit që përfiton 2 paga shtesë

48
0
Shares

Qeveria ka vendosur të ndajë policët në dy kategori, ata që janë më rezultate dhe ata që nuk kanë rezultate. Të parët do të marrin deri në 2 rroga shtesë shpërblim, ndërsa të dytët të ndjekin shembullin vitin e ardhshëm.

Ja vendimi i plotë i qeverisë:

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË PAGAVE PËR SHPËRBLIMIN E DISA PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 143, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Policisë së Shtetit për përdorimin e fondit prej 98 400 000 (nëntëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekësh, nga fondi i pagave, të planifikuar për vitin 2015, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës.

2. Masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY