Qeveria ka vendosur që të blejë vilën ku është vendosur ambasada kineze duke ia dhënë ndertesën qeverisë kineze. Vendimi ka ardhur pas nnëshkrimit për reciprocitet të godinave ku akomodohen ambasada e Shqipërisë në Pekin dhe ambasada e Kinës në Tiranë, cfarë do të thotë që edhe kinezët do ia japin qeverisë së Shqipërisë ndërtesën e ambasadës në Pekin.
Vlera e vilës është mjaft e lartë për shkak të vendit dhe hapësirës që ka.
Sipas vendimit të qeverisë ajo arrin deri në 2miliardë lekë të reja.
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë tokë “truall”, me sipërfaqe 8 223.8 (tetë mijë e dyqind e njëzet e tre pikë tetë) m2, dhe vlerë 197 001 129.5 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e një mijë e njëqind e njëzet e nëntë pikë pesë) lekë.
4. Vlera e shpronësimit, prej 197 001 129.5 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e një mijë e njëqind e njëzet e nëntë pikë pesë) lekësh, të përballohet nga llogaria e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, zëri “Fondi i shpronësimeve”, për vitin 2016.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 800 000 (tetëqind mijë) lekë, të përballohen nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në vendim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/