Durrës, ekspertiza zyrtare zbardh rrethanat e krimit të dyfishtë në familje

Durrës, ekspertiza zyrtare zbardh rrethanat e krimit të dyfishtë në familje

67
0
Shares

Tashmë nuk ka asnjë dyshim; Ersid Curri, djali i ri që tronditi dje Durrësin, ka vrarë gjyshen e më pas veten. Ky ka qenë përfundimi i ekspertizës mjekoligjore.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës së 3 prillit. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bënë me dije ‘BalkanWeb’ se 80-vjeçarja Hyrme Curri është ekzekutuar me 5 plumba teksa ka qenë në gjumë. Po ashtu mësohet se nga të shtënat, plumbat e kanë kapur në kraharor dhe në gjymtyrë. Fill pas krimit, 25-vjeçari është vetëvrarë me një plumb në gojë.

Ishte xhaxhai i 25-vjeçarit, i cili gjeti të mbuluar nga gjaku nënën dhe nipin e tij, pasi iu kishte telefonuar disa here dhe nuk i përgjigjej askush. Atij iu desh të thyente xhamat për të hyrë në banesë, pasi dyert dhe dritaret ishin të gjitha të mbyllura nga brenda. Policia pohoi se në vendngjarje gjeti 19 gëzhoja, si dhe 10 fishekë të pa plasur.

Sipas policisë dyshohet se e gjithë ngjarja është rrjedhojë e depresionit në të cilën ndodhej 25-vjeçari. “I riu pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja depresioni”, pohon policia. 25-vjeçari dhe gjyshja e tij nuk janë viktimat e para nga arma e zjarrit në familjen e tyre. Në vitin 2009 një nga vëllezërit e Ersidit u vra në një atentat, ndërsa një vit më vonë në një atentat tjetër u vra i ati, kushëriri dhe një kalimtar i rastit. Dyshohet se shkak për vrasjet është përfshirja e tyre në shfrytëzim prostitucioni, akuzë që ka rënduar mbi të atin, por që Gjykata nuk provoi dot. Ersid Curri jetonte me gjyshen, sepse pas vrasjes së babait të tij, nëna së bashku me dy vëllezërit e tjetër ishin larguar nga vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY