Ndryshojnë rregullat/ Ja si do të rekrutohet administrata civile

Ndryshojnë rregullat/ Ja si do të rekrutohet administrata civile

123
0
Shares

Një vendim i qeverisë ka përcaktuar dje se si do të kryhet testimi për punonjësit që do të pranohen në administratën publike.

Më poshtë jepen pjesë të këtij vendimi që flasin për procedurat dhe vlerësimin përgjatë testimit:

4. Nëpunësit, që do t’i nënshtrohen testimit paraprak, njoftohen nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ata janë të punësuar, të paktën, një muaj përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e testimit.

5. Nëpunësit civil i vihet në dispozicion, nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të ASPA-s, fusha e njohurive, mbi bazën e së cilës do të zhvillohet testimi, dhe materialet ose referencat përkatëse, të paktën, 20 (njëzet) ditë përpara zhvillimit të testimit.

6. Testimi paraprak i nëpunësve civilë realizohet nga një komision vlerësimi paraprak (KVP), i cili përbëhet nga pesë anëtarë, si më poshtë vijon:

a) një përfaqësues nga DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, ose njësia përgjegjëse, për institucionet e pavarura, i cili kryeson komisionin;

b) një përfaqësues nga ASPA;

c) një anëtar nga TND-ja, i cili zgjidhet nga DAP-i;

ç) dy ekspertë të fushës.

7. Ekspertët zgjidhen nga DAP-i/njësia përgjegjëse për institucionet e pavarura, për secilin KVP, duke patur në konsideratë karakteristikat e secilit grup nëpunësish për të cilët do të zhvillohet procedura e vlerësimit.

8. Ekspertët zgjidhen nga pedagogët e universiteteve apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë, ekspertët e licencuar të fushave të ndryshme, ekspertët që vijnë nga profesionet e rregulluara apo profesionistë të shquar. Ekspertët duhet të kenë, të paktën, 5 (pesë) vjet eksperiencë në atë pozicion pune/profesion.

9. Në rast mospranimi apo largimi të parakohshëm të një eksperti, ai zëvendësohet nga DAP-i/njësia përgjegjëse për institucionet e pavarura, me një ekspert tjetër të së njëjtës fushë.

10. Ekspertët pjesëmarrës në KVP shpërblehen me shumën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh për çdo procedurë. Të gjitha shpenzimet përballohen, respektivisht, nga buxheti i DAP-it, për institucionet e administratës shtetërore, dhe nga buxheti i institucioneve të pavarura, për personelin e tyre.

11. Në rast se anëtarët e përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 6, të kreut III, të këtij vendimi, janë në kushtet e pamundësisë ligjore për të qenë anëtarë të KVP-së ose, në mënyrë të pajustifikuar, nuk marrin pjesë në KVP, ata zëvendësohen me nëpunës të tjerë të të njëjtit institucion, nga organet e emërtesës.

12. Sistemi i vlerësimit bazohet në:

a) testimin me shkrim, i cili ka 70 pikë;

b) intervistën me gojë, e cila ka 30 pikë.

13. KVP-ja, bazuar në fushën e njohurive për të cilat do të zhvillohet testimi, përgatit pyetjet për testimin me shkrim dhe për intervistën me gojë.

14. Për vlerësimin e rezultateve për secilin nëpunës, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim, pikët mblidhen dhe më pas nxirret mesatarja e përgjithshme, e cila përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.

15. KVP-ja, brenda 2 ditëve nga përfundimi i procedurës së vlerësimit, duhet të shpallë rezultatet, sipas kësaj skeme:

a) 90 – 100 pikë, “shumë mirë”;

b) 70 – 89 pikë, “mirë”;

c) 51 – 69 pikë, “kënaqshëm”

ç) 0 – 50 pikë, “jo kënaqshëm”.

16. Nëpunësit që janë vlerësuar “shumë mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës që kanë dhe rekomandohen për ngritje në detyrë, në rast se aplikojnë në një procedurë të tillë konkurrimi. Ata nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen procedurës së trajnimit.

17. Nëpunësit që janë vlerësuar “mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Ata nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen procedurës së trajnimit.

18. Nëpunësit që janë vlerësuar “kënaqshëm” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar, me kushtin që të ndjekin programe trajnimi të vazhdueshme, të cilat synojnë plotësimin e dobësive që kanë shfaqur gjatë kësaj procedure.

Edhe për kandidatët që kanë kryer trainim do të kryhet serish testimi i tyre. Më poshtë vijojnë rregullat për testimin e punonjësve që kanë kryer trainimin:

11. Testimi i nëpunësve civilë që kanë përfunduar trajnimin realizohet nga komisioni i vlerësimit (KV), i cili përbëhet nga pesë anëtarë, si më poshtë vijon:

a) një përfaqësues nga DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, ose njësia përgjegjëse për institucionet e pavarura, i cili kryeson komisionin;

b) një përfaqësues nga ASPA;

c) një anëtar nga TND-ja, që zgjidhet nga DAP-i;

ç) dy ekspertë të fushës.

12. Procedurat e përcaktimit të ekspertëve të KV-së, zëvendësimit e pagesës së tyre si dhe procedurat e zëvendësimit të anëtarëve të tjerë të KV-së, janë të njëjta me ato të përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të kreut III, të këtij vendimi.

13. Sistemi i vlerësimit bazohet në:

a) testimin me shkrim, i cili ka 70 pikë;

b) intervistën me gojë, e cila ka 30 pikë.

14. Komisioni i vlerësimit, bazuar në programin e trajnimit që ka zhvilluara kategoria/grupi, përgatit pyetjet, për testimin me shkrim dhe për intervistën me gojë, të cilave do t’u nështrohen nëpunësit civilë.

15. Për vlerësimin e rezultateve për secilin nëpunës, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim, pikët mblidhen dhe më pas nxirret mesatarja e përgjithshme, e cila përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.

16. Komisioni i vlerësimit, brenda 2 ditëve, nga përfundimi i procedurës së vlerësimit, duhet të shpallë rezultatet, sipas kësaj skeme:

a) 90 – 100 pikë, “shumë mirë”;

b) 70 – 89 pikë, “mirë”;

c) 51 – 69 pikë, “kënaqshëm”

ç) 0 – 50 pikë, “jo kënaqshëm”.

17. Nëpunësit që janë vlerësuar “shumë mirë” dhe “mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës që kanë.

18. Nëpunësit që janë vlerësuar “kënaqshëm” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar, me kushtin që të ndjekin programe trajnimi të tjera, të cilat synojnë plotësimin e dobësive që kanë shfaqur gjatë kësaj procedure.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY