Nevila Nika: Hetuesit jo vetëm i kanë përdhunuar gratë dhe vajza, por...

Nevila Nika: Hetuesit jo vetëm i kanë përdhunuar gratë dhe vajza, por ata kanë edhe fëmijë me to

133
0
Shares

Faktet nuk janë zhdukur. Vendime pushkatimesh, tortura, përdhunime, persekutime, hetues që kanë fëmijë me viktimat e persekutuara, korrupsioni me lekët e dhëna nën dorë për t’u çuar ushqime në qeli të afërmve, gjithçka ka kaluar në skanerin e diktaturës dhe në syrin e Sigurimit të Shtetit. Ka mbetur e skeduar pavarësisht censurës dhe autocensurës, kështu pohon Nevila Nika, ish-drejtore e Arkivit Qendror të Shtetit.

Nevila Nika, e cila ka një jetë të lidhur me arkivat, si specialiste e tyre që nga vitet ’80 rrëfen dëshmitë e historive që fshihen brenda arkivave. Gjatë një intervistë për shqiptarja.com teksa Nika pranon që përdhunimet ndodhnin dhe ishin të shumta gjatë diktaturës dhe për këtë në arkiva ka edhe dëshmitarë ajo rrëfehet për ngjarje te pazakontë që  kan ndodhur në burgje. Ajo thotë se “ Drita Kosturi më tregonte se një vajzë e re 16-17 vjeçare e morën në hetuesi kur ishin në qeli të përbashkët, e thirën këtë tek hetuesi dhe ajo më vonë u kthye me fustan të grisur krejt dhe të gjakosur. Vajza dridhej prej tmerrit, i dridhej buza e qante, dhe njëri nga të burgosurit i edhi keq dhe hoqi bluzën e tij që ajo të mbështillej me të. Janë denoncuar fakte të vajzave ose grave që detyroheshin të shkonin me hetuesit. Madje në disa raste mund të ishin edhe ndonjë fëmijë me ta. Kanë qënë shumë denoncime të kësaj natyre dhe denoncime të tilla sigurisht që rruhen në arkiva” ka thënë ish drejtoresha e arkivit të shtetit Nevila Nika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY