Berisha Ramës: Ti vazhdon të jesh derivati im, të ka mbetur...

Berisha Ramës: Ti vazhdon të jesh derivati im, të ka mbetur mendja tek unë si kryeministër

49
0
Shares

Pas citimeve prej Edi Ramës të pjesëve të deklaratave të Sali Berishës në vite, sërish ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij, Edi Rama, se ende ai (Rama) është i kompleksuar dhe se e sheh atë (Berishën) ende si kryeministër.
“Kur të shoh se të dridhet zëri, më tregon se ti je një derivat imi. Ty vetëm të ka ngelur mendja se unë jam kryeministri. Del këtu citon fjalimet e mia, siç citoje citatet e Enver Hoxhës. Qytetarët i lexojnë vetë, po të duan ato, nuk kanë nevojë tua lexosh ti. Unë veproj me projekte jo me fjalime, sikurse ti, që gënjen për projekte dhe lexon fjalimet e mia. E pata çfarë bëri pasi sulmoi alpinët…, vizitoi sarajet e Koços”, u shpreh Berisha.
Sërish ai ju rikthye edhe dekorimit të disa xhelatëve të komunizmit prej kryeministrit Rama.
“Ti ke kompleksin e turpit, nuk ke shenjë pendese, po të ishte ndryshe kishe dalë këtu dhe kishe anuluar dekoratat. Ti udhëhiqesh nga parime e probleme të tjera… Lexoje mirë flakën  e bunkerit. Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri në bark, por i ka hyre Saliu në bark”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY