Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Botë

Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Botë

46
0
Shares

I konsideruar si shqiptari më i suksesshëm dhe i urryer njëkohësisht në botë, shkodrani Martin Shkreli ka rënë në pranga. Me akuzën për mashtrim pasi mori aksione në mënyrë të paligjshme te “Retrophininc”, shkodrani u vu sot në pranga nga drejtësia amerikane. Shkreli, kreu i një kompanie barnash u bë i njohur publikisht pasi rriti çmimin e ilaçeve të kurës ndaj AIDS nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.
Shkreli fitoi nofkën, si ‘njeriu më i urryer në internet’ menjëherë sapo ai fitoi të drejtat mbi ilaçin Daraprim, një barnë që përdoret për kurimin e sistemit të dobësuar imunitar që shkaktohet nga HIV.
Megjithatë ai akuzohet për përfitimin në mënyrë të paligjshme të aksioneve nga “Retrophin”, një firmë bioteknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, duke e përdorur atë të paguajë borxhe që kishte nga disa marrëveshje që nuk kishin lidhje me biznesin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY