Ben Blushi më në fund thotë një “fjalë të mirë” për qeverinë

Ben Blushi më në fund thotë një “fjalë të mirë” për qeverinë

64
0
Shares

Ben Blushi më në fund ka thënë “një fjalë të mirë” për qeverinë.
Këto “fjalë të mira”, ai i ka paralajmëruar edhe vetë gjatë fjalimit në Kuvend, si përgjigje edhe ndaj një kërkese të një miku të tij.
“’O Blush, kur do thuash në fjalë të mirë për qeverinë?’, më tha një miku im”, u shpreh Ben Blushi.
Dhe si përgjigje ndaj mikut tim, Blushi shtoi se, “Ka ardhur koha që të them një fjalë të mirë për qeverinë. Ligji ‘Për  qeverisjen vendore’ është i mirë, është për tu përgëzuar”, u shpreh Blushi, ndërsa u ndal më pas në momente të veçanta të këtij projektligji.
Ndërkohë, më herët në fjalën e tij, Blushi ishte shprehur kundër akteve të dhunës së protestës së opozitës në 8 dhjetor, megjithëse shprehu pakënaqësitë e tij për bunkerin.
“Nuk jam dakord me ata që thonë se bunkeri është vepër arti. Gjë e mirë që hoqët ato llamarina dhe zbuluam çfarë kishte pas atyre. Bunkeri është vepër arti saç është shtylla e tensionit të lartë skulpturë. Nuk duhen ngjallur simbolet e komunizmit”, u shpreh Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY