VIDEO/ Sherr në emision, gjuha shqipe mërzit maqedonasin, moderatorja shqiptare e largon...

VIDEO/ Sherr në emision, gjuha shqipe mërzit maqedonasin, moderatorja shqiptare e largon nga emisioni

50
0
Shares

Moderatorja e emisionit “Rruga Drejt” Arta Tahiri, nuk ka nguruar t’i tregojë derën njërit prej të ftuarve të saj, i cili u bezdis nga përdorimi i gjuhës shqipe në studio.
Në emision po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së.
Ky i fundit pati një përplasje verbale për përdorimin e gjuhës shqipe, me drejtuesen Arta Tahiri, e cila i ka kërkuar të largohet nga emisioni.
Teksa largohej nga studio, Vllahov Micev kërcënoi se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin shqip në Maqedoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY