LIGJI/ Ndryshimet e plota që pësoi Kushtetuta sot

LIGJI/ Ndryshimet e plota që pësoi Kushtetuta sot

665
0
Shares

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

LIGJ
Nr. 137/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21. 10. 1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 177 të Kushtetutës, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:
Në ligjin nr. 8417, datë 21. 10. 1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1
Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 6/1
Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”.

Neni 2
Në nenin 45, paragrafi 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së
një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike.”.

Neni 3
Në nenin 131, shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.”.

Neni 4
Pas nenit 179 shtohet neni 179/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 179/1
1. Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara nga e drejta për t’u zgjedhur, sipas neneve 6/1 dhe 45, pika 3, të Kushtetutës.
2. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të organeve që zgjidhen, emërohen ose mbajnë funksione publike.

Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E T A R I
    Ilir META

Miratuar në datën 17. 12. 2015

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY