HISTORIA/ Aurora, minorenia që u rrëmbye në Shqipëri dhe u detyrua të...

HISTORIA/ Aurora, minorenia që u rrëmbye në Shqipëri dhe u detyrua të prostituonte në Itali

99
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia italiane në Napoli ka shpëtuar nga duart e trafikantëve një vajzë minorene shqiptare. Ajo shfrytëzohej prej disa muaj si prostitutë në qendër të qytetit italian.
Vajza e mitur nuk dinte të komunikonte asnjë fjalë në italisht si dhe nuk kishte dokumente identifikimi. Për identifikimin e saj, policia kërkoi ndihmën e përfaqësuesve diplomatik shqiptar.
Më pas ata kanë zbuluar se, vajza shfrytëzohej nga një bandë shqiptare, e cila e kishte rrëmbyer nga Shqipëria.
Familjarët e saj në Shqipëri kishin bërë denoncim për zhdukjen e saj dhe pas marrjes së shenjave të gishtërinjve është bërë identifikimi i saj si dhe vendosja e kontakteve me familjarët e të miturës.
Personat që atë e kanë shfrytëzuar e kanë dërguar në Itali duke i premtuar një të ardhme më të mirë. Por, në fakt Aurora (emër jo i vërtetë i vajzës) u detyrua të punonte në rrugë.
E mitura ka nisur një kurs në Itali për t’u bërë estetiste.
“Tani dua të studioj”, shprehet ajo në shqip, raportojnë mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY