Vlahutin përshëndet ligjin por shmang fjalën “dekriminalizim”

Vlahutin përshëndet ligjin por shmang fjalën “dekriminalizim”

45
0
Shares

Brukseli ka përshëndetur nëpërmjet delegacionit të BE-së në Tiranë, votimin e ligjit për dekriminalizimin megjithëse përdor emrin qeveritar të ligjit.

“Delegacioni i BE-së përshëndet fort vendimin e rëndësishëm dhe unanim të Parlamentit të Shqipërisë për miratimin e ligjit mbi të drejtën për t’u zgjedhur të personave të zgjedhur, të emëruar apo që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në një deklaratë të Delegacionit.

Siukrse thekskohet në deklaratë, ky zhvillim legjislativ pritet të forcojë shtetin ligjor, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të nxisë luftën kundër korrupsionit, por edhe të rrisë besimin e qytetarëve te funksionimi i shtetit dhe i institucioneve të tij. Miratimi i kësaj pakete legjislative demonstron se dialogu konstruktiv ndërpartiak është mënyra më e mirë për të ndjekur reformat që nevojiten për vendin.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në dialog konstruktiv për gjithë sfidat e ardhshme mjaft delikate të reformave në Shqipëri, sidomos të reformës së drejtësisë. Progresi në agjendën e reformës është vendimtar për të rrënjosur më tej shtetin ligjor, si dhe për ta çuar vendin përpara në udhën e tij drejt integrimit evropian, përfundon deklarata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY