Reagon policia për Gentian Gjonajn: Orientonte të tjerët të hidhnin gurë

Reagon policia për Gentian Gjonajn: Orientonte të tjerët të hidhnin gurë

57
0
Shares

gentian gjonaj me deputete

Policia thotë se ka arrestuar Gentjan Gjonaj , lindur në Mat dhe banues në Tiranë për shkak se kidhte hedhur gurë ndaj institucioneve në protestën e 8 dhjetorit.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 08.12.2015 në protesten e organizuar nga subjekti Partia Demokratike dyshohet se ka goditur me gurë duke shkatërruar pronën publike.

Gjithashtu ka orientuar dhe organizuar dhe protestues të tjerë të kryenin të tilla veprime.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shkatërrim Prone ” dhe “Organizim e pjesemarje në grumbullime e manifestime të paligjeshme” “Mosbindje ndaj urdhërave të punonjësit të Policisë së Rendit” si dhe “Prishje te qetësisë publike” parashikuar nga neni 150, 262, 274 dhe 242 K.Penal”.

Deputetë të PD kundërshtuan arrestimin e Gjonajt. Deputeti i opozitës, Flamur Ndoka tha se prangosja e tij kishte lidhje me inatin e Ramës ndaj tij për shkak se ai bëri një këngë për Kryeministrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY