Ambasadori gjerman reagon ndaj Berishës: Ka sulmuar edhe Audrey Glover

Ambasadori gjerman reagon ndaj Berishës: Ka sulmuar edhe Audrey Glover

82
0
Shares

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Hoffman ka reaguar shkurt sot ndaj akuzave të djeshme të ish-kryeministrit Berisha duke krahasuar shkëmbimet e ashpra mes tyre me polemikat që Berisha kishte me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover.

Në reagimin e tij të prerë e të shkurtër Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffman i është përgjigjur Berishës në lidhje me qëndrimet e tij ndaj protestës së PD dhe ndaj zgjedhjeve të fundit lokale.

“Ambasadori Hoffman e konsideron si domethënës faktin që zoti Berisha ka sulmuar edhe drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt nga ana e tij”.

Një ditë më parë Berisha akuzoi ashpër diplomatin gjerman, duke u shprehur se ai duhej të shqetësohej më shumë për zgjedhjet, sesa për bunkerin.

Andrey Glover drejtoi misionin e zgjedhjeve në Shqipëri më 2013, kur PD humbi zgjedhjet. Një koncidencë lidhet me emrin e saj. Ajo drejtoi misionin e vëzhguesve të huaj edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, kur opozita e atëhershme, PS, bojkotoi votimet dhe vëzhguesit konsideruan se zgjedhjet u manipuluan në një numër të madh zonash zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY