LLOGARITË/ Ja sa ‘ushtarë’ i kanë mbetur Edi Ramës dhe sa vota...

LLOGARITË/ Ja sa ‘ushtarë’ i kanë mbetur Edi Ramës dhe sa vota ka ‘Qeveria e Besimit’

47
0
Shares

Pas pozicionimit të qartë të LSI-së dhe PDIU-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse opozita nuk futet, ka nisur edhe kalkulimi i numrave në Parlament.
Në Partinë Demokratike, qëndrimet e LSI-PDIU përkthehen automatikisht si votë kundër Rilindjes.
Ervin Salianji shkruan se Rilindja ka sot vetëm 60 deputetë, ndërsa ‘Qeveria e besimit” ka 77.

Statusi i plotë i Ervin Salianjit


ervin salianji_copy_1Me zgjidhje kushtetuese Rama është pakice sot!
Kuvendi tashme me shumice te re, kauza për zgjedhje te lira dhe me qeveri besimi merr me shume se 77 vota, Rilindja 60, 3 janë deputete pa grup te regjistruar!
Ore po ky Rama si është shumice tani? Se nëse do zgjidhje sipas Kushtetutës zgjidhja është e qarte…Me qëndrimet e LSI dhe PDIU Rilindja sot është pakice.
Ja një zgjidhje kushtetuese, PS sot ka zyrtarisht te regjistruar ne Kuvend 59 deputete, ndërsa fronti qe do zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe qeveri besimi ose teknike janë; po i rendis sipas regjistrimit zyrtar ne Kuvend sipas grupeve parlamentare, PD 40+20LSI+7PR+7PDIU+2 Libra+Dule+Ndoka=78 – deputetin Xhindi qe është dhënë borxh te grupi i PDIU! 77 deputete!
Te dhënat janë sipas regjistrimit zyrtar te grupeve parlamentare ne Kuvend!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY