Përmbyset varka në Shkumbin, humb jetën peshkatari

Përmbyset varka në Shkumbin, humb jetën peshkatari

47
0
Shares

Policia e Kavajës njofton se ka ndodhur një ngjarje e rëndë, 4 shtetas që kanë dalë për të peshkuar në Lumin Shkumbin ju është përmbysur varka. Tre shtetas kanë mundur të dalin në breg, kur 45 vjecari Landi Zhuri nuk ja ka dalë dot, ai ka humbur jeten dhe ende nuk është gjendur, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.12.2015, 06:20, në sallën Operative Kavajë, ka mbërritur një telefonatë nga Salla Operative Lushnje, se në vendin Grykëderdhjen e Shkumbinit, në pjesën e lumit kanë hyrë për të peshkuar katër shtetas :
1- A. S,60 vjeç, 2-J. S, 33 vjeç,
3-B. L, 60 vjeç, 4-L. Zh, 45 vjeç,
Në një moment këta shtetas kanë pasur problemeve në varkë, dhe si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit është permbysur varka.
Si pasojë shtetasi me iniciale L. Zh, 45 vjeç, nuk ka mundur të dalë në breg.
Policia e Kavajës, Policia Kufitare e Durresit janë angazhuar dhe po punojne për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY